Dyshimet për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë, ndalohen dy persona

10 Mars 2021, 11:29| Përditesimi: 10 Mars 2021, 11:32

  • Share

Të martën dy shtetas kosovarë janë ndaluar nga Prokuroria speciale e Kosovës me inicialet A.K dhe S.M, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

"Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartpërmendur për shkak të dyshimit se ata kanë kryer veprat si më lartë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale.

Në mediat lokale në Kosovë, ditë më parë u publikua një video-incizim, ku pretendohet për falsifikim të votave të kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ish-ministrja e jashtme Meliza Haradinaj Stublla ditën e djeshme dha dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe nga funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në mesazhin e saj të dorëheqjes ajo kishte kërkuar hetim të manipulimeve të votave. PZAP-ja ka urdhëruar rinumërimin e votave me kusht dhe me postë për kandidatët e AAK-së. Ky proces, që është drejt përfundimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, po mbikëqyret nga hetuesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?