Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ngriti akuza të forta ditën e sotme në seancën parlamentare, duke artikuluar disa biseda sekrete dhe të koduara nga platforma SKY ECC, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë.
Mes tyre edhe biseda se si emëroheshin drejtorët e policive, përfshi atë të Shkodrës, ku përmendi edhe emrin e ministrit aktual të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Bardhi në deklaratën e tij pretendoi dhe ngriti akuza sot në Kuvend, referuar komunikimit, që nëse është i vërtetë, ka ndodhur para Marsit të vitit 2021, por që dyshohet se qëllimisht e ka sjellë në vitin 2023, duke përfshirë personazhet në fjalë që t’i lidhte në kohën e emërimit (ku në fakt e përbashkët është vetëm data 12 Mars).
Kryepolici i Shkodrës Edmond Sulaj, që Bardhi ia përmendi emrin në Parlament, është emëruar dhe prezantuar më 12 Tetor 2023. Kurse EUROPOL thotë se çështja e SKY ECC për rrjetin e goditur dhe bisedat e kapura i përket operacionit të vitit 2021 (për koicidencë po 12 Mars), pra dy vite para se çfarë pretendon deputeti demokrat.
Bardhi tha se bisedat e përgjuara ku përmendet edhe kryepolici i Shkodrës, i përkasin vitit 2023, gjë që përgënjeshtrohet nga komunikata e asaj kohe e vetë EUROPOL-it.
Sipas Bardhit drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat.
“Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.
Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?
Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla.
Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, tha Bardhi.
Por në fakt Sulaj u emërua në Tetor 2023, kurse bisedat e SKY ECC janë të vitit 2021.
Edmond Sulaj, ditën e prezantimit më 12 Mars 2023, si kryepolic në Shkodër
Ja sqarimi i Europol në faqen zyrtare më 12 Mars 2021, që hedh poshtë pretendimin e deputetit Gazmend Bardhi:
“Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Belgjikë, Francë dhe Holandë në bashkëpunim të ngushtë kanë mundësuar ndërhyrje të mëdha për të bllokuar përdorimin e mëtejshëm të komunikimeve të koduara nga grupet e krimit të organizuar në shkallë të gjerë (OCG), me mbështetjen e Europol dhe Eurojust. Monitorimi i vazhdueshëm i përdorimit kriminal të mjetit të shërbimit të komunikimit Sky ECC nga hetuesit në tre vendet e përfshira, ka ofruar njohuri të paçmueshme në qindra miliona mesazhe të shkëmbyera midis kriminelëve.
Kjo ka rezultuar në mbledhjen e informacionit thelbësor për mbi njëqind operacione kriminale të planifikuara në shkallë të gjerë, duke parandaluar situata të mundshme kërcënuese për jetën dhe viktima të mundshme.
Gjatë një dite aksioni më 9 mars 2021, u kryen një numër i madh arrestimesh, si dhe kontrolle të shumta shtëpish dhe sekuestrime në Belgjikë dhe Holandë. Operacioni është një pjesë thelbësore e përpjekjeve të vazhdueshme të gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit në BE dhe vendet e treta për të penguar përdorimin e paligjshëm të komunikimeve të koduara, siç u shfaq tashmë vitin e kaluar pas dekriptimit të suksesshëm të platformës së komunikimit EncroChat.
Që nga mesi i shkurtit, autoritetet kanë qenë në gjendje të monitorojnë rrjedhën e informacionit të rreth 70 000 përdoruesve të Sky ECC. Shumë përdorues të EncroChat ndryshuan në platformën e njohur Sky ECC, pasi EncroChat u zbulua në 2020.
Duke zhbllokuar me sukses enkriptimin e Sky ECC, informacioni i marrë do të sigurojë njohuri mbi aktivitetet kriminale në shtete të ndryshme anëtare të BE-së dhe më gjerë dhe do të ndihmojë në zgjerimin e hetimeve dhe zgjidhjen e krimit të organizuar serioz dhe ndërkufitar për muajt, ndoshta edhe vitet e ardhshme.
Forcat e zbatimit të ligjit në të tre vendet kanë qenë në një qëndrim të vazhdueshëm gjatë muajit të fundit për të qenë në gjendje të japin reagime të shpejta ndaj aktiviteteve të mundshme kriminale të rrezikshme kur kërkohet. Informacioni i marrë rishtazi tani do të analizohet më tej.
Hetimet për mjetin filluan në Belgjikë, pasi telefonat celularë të sekuestruar gjatë kontrolleve treguan përdorimin e Sky ECC nga të dyshuarit. Në mbarë botën, afërsisht 170 000 individë përdorin rrjetin, i cili ka infrastrukturën dhe aplikacionet e veta dhe operohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, duke përdorur serverë kompjuterikë me bazë në Evropë.
Në shkallë globale, rreth tre milionë mesazhe po shkëmbehen çdo ditë përmes Sky ECC. Mbi 20 për qind e përdoruesve janë të vendosur në Belgjikë dhe Holandë.
Europol ka dhe do të vazhdojë t’u ofrojë autoriteteve të Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera të prekura mbështetje taktike, teknike dhe financiare dhe do të merret me këtë fluks të rëndësishëm informacioni mbi aktivitetet kriminale për të parandaluar kërcënimet për jetën dhe krimet e mëdha.
Eurojust ka ofruar këshilla dhe mbështetje në lidhje me bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar dhe ka organizuar 12 takime koordinuese për të mundësuar këtë bashkëpunim.
Agjencia do të vazhdojë të ofrojë këtë mbështetje dhe është e gatshme për këshilla të mëtejshme dhe mbështetje financiare operacionale ndërkufitare për të gjitha Shtetet Anëtare dhe vendet e përfshira, për të siguruar një bashkëpunim adekuat gjyqësor ndërkufitar".
Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në operacion:
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend për drejtorin e Policisë së Shkodrës/ Bardhi lexon kodet e SKY ECC: E emëroi krimi! Ministri: Bisedat janë të 2021, u emërua në 2023! Reagon Sulaj: E padis
A.Q/ReportTv.al
O gaz qimthi e para, para se te shpifesh per njerzit lexo dhe merr mendim nga ekspertet e fushes. Skyecc eshte bllokuar qe ne vitin 2021 dhe sben sens qe ne vitin 2024 te permenden gjera qe nuk kan lidhje me situaten aktuale. ( besoj e kupton qe dole bllof) Gjithsesi o gaz qimthi e dyta eshte qe e di i madh edhe i vogel kush band kriminale te ka futur ty qe te japesh kte opinion. ( Normalisht dhe per ata qe se din eshte e thjesht me vij llogjike nje nga bandat kryesore qe se fundmi eshte goditur dhe me te drejte nga shteti). Dhe e treta o gaz qimthi, ca komenti ke per videon me Olti Currin….. thuaj dicka sumriq i vogel
PërgjigjuNè mars 2021 u pèrgjua nga bota si i dèshiruar nga bandat. Mè 2023, u riciklua natyrisht nè kardinal tè dioqezès franciskane sè Shkodrès. Vènd çudirash ky yni. Ajo qè ishte, nuk ka qènè kurrè. Ajo qè èshtè,,,èshtè njè fekale e madhe qè qelb botèn. Fajin e kanè natyrisht ato shèrbimet e huaja qè pèrgjojnè bisedat e kriminelève shqiptarè. Kjo èshtè ndèrhyrje nè punèt e brendshme dhe duhet denoncuar si akt i paprecedentè skandali dipllomatik.
Përgjigju