Dyshja Balaj-Roshi:Vetëm për fitore me Lituaninë! S’ka rëndësi sa minuta luajmë

5 Shtator 2020, 14:28| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 14:45

  • Share

TIRANË- Të kënaqur që Ligën e Kombeve e nisën me fitore dhe të njëjtën gjë kërkojnë të bëjnë edhe të hënën në ndeshjen ndaj Lituanisë. Bekim Balaj dhe Odise Roshi janë shfaqur të qeshur në konferencën për shtyp edhe pse ndaj Bjellorusisë nuk e nisën titullarë. 

 “Ekipi është shumë mirë derisa fitoi 0-2. Bjellorusia nuk ka bërë pauzë dhe ne fituam. Jemi mirë edhe fizikisht dhe të shohim ndeshjen e radhës, por t’ia lëmë fushës. Me rëndësi është fitorja, po fitove je në rregull. Është e njëjta pyetje. Por, unë bëj më të mirën dhe dua të luaj nga fillimi. Por, ne luajmë për veten, familjen dhe të gjithë shqiptarët. Jam gati kudo”, tha Roshi.

"Është një fitore e rëndësishme për ne, jashtë fushe. Na jep moralin e duhur. Jemi në rrugën e duhur. Nuk kemi shumë kohë të gëzohemi. Le të mendojmë për tre pikët e radhës. Dëshira është e të gjithëve që të luajmë si titullarë, por kjo nuk varet nga ne. Në fund fituam dhe na kënaq të gjithëve. Pak rëndësi ka sa minuta sa na jepet mundësia. Unë jam i gatshëm të jap maksimumin. Dëshira të shënosh për ekipin kombëtar është e madhe. Ende nuk kemi arritur të gëzohemi me gol në stadiumin tonë të bukur. Mungojnë edhe tifozët dhe gëzimi është pak më i vogël pas një goli. E rëndësishme është ta fitojmë këtë ndeshje, pastaj kush shënon nuk ka shumë rëndësi", tha Balaj.

Ajo e 4 shtatorit ishte sërish një mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar pasi Kombëtarja e nisi me fitore aventurën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë mundën 2-0 Bjellorusinë dhe pas dy ditësh presin Lituaninë në “Air Albania”.

Balaj dhe Roshi i gëzohen fitores së skuadrës dhe nuk bëjnë polemika nëse e nisin nga stoli. Edhe për shkak të lodhjes por edhe dëmtimeve trajneri Edi Reja në ndeshjen e së hënës ka paralajmëruar disa ndryshime në formacion.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 05/09/2020 19:42

    Kshu qeshin kto para pstj hajn prasin nga lituania

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?