Policia e Avellino-s

Dyshohej për vjedhje në seri, 32-vjeçari shqiptar çan postbllokun dhe dëmton një nga efektivët gjatë përleshjes në autostradën Avellino-Napoli

19 Gusht, 07:53| Përditesimi: 19 Gusht, 07:56

  • Share

Itali- Karabinierët e kompanisë Avellino, së bashku me efektivë të Policisë Rrugore të kryeqytetit Irpinia, njoftuan se orët e vona të së shtunës (17 Gusht), ndaluan një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për “rezistencë ndaj zyrtarit publik, plagosje dhe dëmtim të dëmshëm”, por edhe i dyshuar për një seri vjedhjesh.

Karabinierët dhe efektivët e Policisë Rrugore e kryen ndërhyrjen gjatë një shërbimi normal dhe kontrolli territorial.

Në fillim ishte Qendra Operative që sinjalizoi për një automjet të dyshimtë. Kur u urdhërua të ndalonte nga karabinierët, drejtuesi i makinës fillimisht e ngadalësoi shpejtësinë, duke u shtirur sikur ndaloi, por me një manovër të papritur ktheu marshin mbrapa dhe vazhdoi udhëtimin me shpejtësi të madhe, duke goditur edhe patrullën, deri në kabinën e pagesës së autostradës së Avellino.

Më tej ka thyer barrierën dhe ka vazhduar arratisjen drejt Napolit. Ka qenë ndjekja edhe nga efektivët e kabinës lindore të autostradës së Napolit, në Pomigliano D'Arco, që arritën të ndalonin makinën të lëvizte.

Por nuk mbaroi këtu, sepse gjatë përpjekjeve për të shpëtuar, shqiptari i dyshuar, emri i të cilit nuk u publikua, u konfliktua edhe me efektivët, duke u përleshur. Një prej tyre, efektiv i Policisë Rrugore, mori lëndime të lehta, pa rrezik jete.

Policia nuk njoftoi për gjetje të ndonjë sendi të paligjshëm apo që të ishte i kërkuar, teksa mbetet ende i panjohur shkaku i tentativës së arratisjes dhe sulmit ndaj trupës operacionale.

Ndaj tij ka dyshime se mund të jetë përfshirë në një seri plaçkitjesh të banesave të zonës dhe po pritet verifikimi i shenjave daktiloskopike dhe pamjeve të kamerave. I dyshuari do dalë para gjykatës për masë sigurie.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?