Klodian Taçe

Dyshohet për abuzim me tendera, pyetet në Prokurori kryebashkiaku i Gramshit

23 Tetor 2020, 16:51| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 19:34

  • Share

Këtë të premte është shoqëruar në Prokurori, kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe.

Ai është pyetur për 60 minuta nga oficeri gjyqësor lidhur me hetimet që kanë nisur mbi tenderat që zhvillon kjo bashki.

Dyshohet për abuzime dhe për korrupsion në prokurime dhe në tendera. Prokuroria ka nisur hetimet pas kallëzimit të një firme për shkelje të barazisë në tendera për rrugë të ndërtuarame fondet e Bashkisë së Gramshit.

Pak ditë më parë të njejtës procedurë i është nënshtruar kryebashkiaku i Librazhdit dhe në ditët në vijim do të vijojë kryebashkiakët e qyteteve të tjera të qarkut të Elbasanit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?