Një 28-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e Lushnjës në vendin e quajtur 'Rotondo e Plygut'.
Personi në fjalë, me inicialet Z. Gj, i cili po udhëtonte me një mjet tip 'Audi', dyshohet për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Kjo pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 54.700 euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale"
Komento
Po bankat ca bojn ktu shesin damote????????
Përgjigjuakoma keni dyshime????
PërgjigjuNuk e kuptoj se si paskan thene "Po" 81.3 % e atyre qe kam mare pjese ne sondazh, per mbylljen e ketyre bizneseve. Por sigurisht qe pjesa me e madhe e ketyre e kane te siguruar rrogen e tyre mujore, nuk kam ngarkes te madhe mbi veten dhe as qe duan tia dine se ca behet me familjet e ketyre qe punojne ne keto biznese. Po thuaj kur nuk do qe tia di shteti pse duan tia din keta?!!! Gjithsesi, uroj shume qe ketu situata te ndryshoje e te kthehet, se per te gjitha ata punetore qe jane ne funksion te ketyre bizneseve, perfshire ketu eshte artistet, do ishte nje dem i jashtzakonshem ekonomik dhe psikologjik. Shteti harron qe ne jemi nje popull me halle e prbleme shume, harron qe ketu ekonomia ka qene me vite cop cop, harron qe ketu ka shume e shume familje qe nuk kane asnje te ardhur ne muaj, harron se sa shume nena i ven ne gjum femijet e tyre me barkun bosh, me rroba te grisura. Ja pra, per keto arsye e shume te tjera, ne duhet te dalim kundra ketyre vendime, qe edhe ato pak njerez qe mernin rroga, te vazhdojne e ta marin, qe edhe ato sdutend qe punojn ne banak dhe kamaerier neper keto biznese, te vazhdojne te punojne se kane shpenzime per te bere, kane shkolle per te paguar, kane pedagog per te paguar se ndryshe ne kete vend mizerabel nuk e mer dot provimin! Sensibilizohuni me keto biznese, behuni mbeshtetes ndaj tyre.
Përgjigju