Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur, lihet në burg 71-vjeçari nga Maliqi

1 Shtator, 12:51| Përditesimi: 1 Shtator, 13:02

  • Share

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 71-vjeçarin P.L, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, në një kënd lojërash në fshatin Sheqeras të Maliqit.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 01.09.2024 ora 11:00 seanca me objekt: "Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit P.L i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 100/1 dhe 22 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për këtë shtetas.”-- njofton gjykata.

Ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici ndërkohë sipas deklarimeve ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash në afërsi të shkollës së fshatit.

Veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur i ka parë një banore tjetër e zonës e cila e ka larguar menjëherë vajzën nga vendngjarja. Mësohet se i moshuari me inicialet P.L jeton i vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?