36-vjeçari në Gjykatën e Fierit

Kronikë

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, Gjykata e Fierit lë në burg 36-vjeçarin! Avokati i Popullit: Hetim administrativ për institucionet

2 Korrik, 10:33| Përditesimi: 2 Korrik, 17:40

  • Share

Gjykata e Fierit ka lënë në burg, 36-vjeçarin i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe.  Para trupit gjykues dhe me kokën ulur, babai i 7 fëmijëve pohoi se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë teksa po ktheheshin nga Tirana. Ndërkohë nga ana tjetër ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.

Ngjarja tronditëse ka ngjallur reagimin e Avokatit të Popullit, i cili ka nisur një hetim administrativ të thelluar për të evidentuar nëse institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e fëmijës. Në fokus të hetimit do të jetë funksionimi i mekanizmave shtetërorë të mbrojtjes së të miturve, si dhe adresimi i çdo mangësie që mund të ketë lejuar abuzimin seksual të të miturës.

Një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti.

Nëna e të miturës teksa kërkoi dënimin maksimal për bashkëshortin e saj, thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës. Institucionet shtetërore kanë strehuar 12-vjeçaren në një qendër për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në kryeqytet.

Ora 15:02
Abuzimi seksual i 12-vjeçares nga babai, Avokati i Popullit: Hetim administrativ për institucionet

Avokati i Popullit ka reaguar për rastin e rëndë në Patos, ku babai prej vitesh dyshohet se kryente marrëdhënie seksuale me vajzën vetëm 12-vjeçe.

Përmes një reagimi Institucioni i Avokatit të Popullit shprehen se kanë marrë shqyrtimin e rastit duke nisur një hetim administrativ gjithpërfshirës i cili mbështetet në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Avokati i Popullit shtoi se do të ndërmerret mbrojtja e të miturës duke bashkëpunuar edhe me autoritetet përkatëse.

Avokatit të Popullit ka nisur një hetim administrativ të thelluar për të evidentuar nëse institucionet kanë dështuar në mbrojtjen e fëmijës. Në fokus të hetimit do të jetë funksionimi i mekanizmave shtetërorë të mbrojtjes së të miturve, si dhe adresimi i çdo mangësie që mund të ketë lejuar abuzimin seksual të të miturës.

Reagimi i plotë:

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit.

Ngjarje të tilla kërkojnë jo vetëm dënimin e autorëve, por edhe një reflektim të thellë institucional dhe shoqëror për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht të atyre që ndodhen në situata të vështira sociale apo familjare.

Avokati i Popullit ka marrë me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti dhe ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, i mbështetur në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me qëllim evidentimin e veprimeve apo mosveprimeve nga institucionet përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin ose mosparandalimin e kësaj ngjarjeje. Ky proces do të synojë të analizojë funksionimin e zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe të adresojë çdo mangësi sistemike.

Avokati i Popullit apelon me forcë për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës viktimë. Ekspozimi masiv i detajeve të ngjarjes, qoftë në media apo rrjete sociale, është një dëm i dyfishtë për të miturën dhe cenon rëndë të drejtën e saj për mbrojtje nga traumat e mëtejshme.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë me vëmendje e seriozitet ecurinë e hetimeve dhe masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mëtejshme të të miturës, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse në çdo hap të këtij procesi.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • trangel: 02/07/2025 11:36

    me verje esgte pak ne mes te qytetit ta shikoje e gjithe bota moster pa precedent.

    Përgjigju
    • Goni: 02/07/2025 14:54

      edhe une jam per varje ne litar per qelbanikun! i ka shkatrruar jeten goces dhe familjes.

  • miri: 02/07/2025 11:15

    futeni ne burgim te perjetshem mostren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?