Tiranë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Dy persona të moshës 61 dhe 66 vjeç kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një grua 38 vjeçe.
Kallëzimi është bërë nga vëllai i 38-vjeçares, ndërsa ka denoncuar se dyshon se motrën e tij e kanë shfrytëzuar edhe për prostitucion.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi sot policia.
Komente
