Për gati një orë ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte Kristjan Shkreli, kryetari socialist i Bashkisë Vau i Dejës, i cili është marrë në pyetje si person nën hetim për blerje votash.
Shkreli, i cili është pyetur nga prokurori i SPAK Dritan Prençi, është për “korrupsion aktiv në zgjedhje” në procesin zgjedhor të 11 majit pasi dyshohet se bleu vota për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Pak kohë më parë, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO iu sekuestrua aparati celular nga agjentët e BKH. Kujtojmë se PSD mori tre mandate në rang vendi, dy prej tyre ne qarkun e Shkodër. Hambari i votave për partinë e Tom Doshit, ishte zona e Vaut të Dejës, ku doli forcë e parë me plot 5951 vota.
Komente
