TIRANË- Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit bleu vota për PSD-në e Tom Doshit. Kryebashkiakut Shkreli i mbërriti fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku i komunikua edhe akuza për korrupsion në zgjedhje. Bashkë me Shkrelin, Report Tv mësoi se edhe 3 persona të tjerë janë të dyshuar.
Pas dyshimeve se ka blerë vota në favor të PSD-së, në muajin maj Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.
Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama, i cili një javë para votimeve iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.
Lajm në përditësim...
Komente
