Këmba e thyer e 3-vjeçares dhe edukatorja

Dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin ‘Stinët’, del nesër para gjykatës edukatorja Majlinda Dehima

11 Nëntor 2023, 15:27| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 15:33

  • Share

Nesër do të mbahet seanca gjyqësore e edukatores Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në ambientet e kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet.  

Edukatorja u arrestua më 9 nëntor, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?