Policia malazeze ka arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit një 25-vjeçar shqiptar me iniciale P.XH, me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që po planifikonte të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.
Siç raportojnë mediat në Malin e Zi, P.XH tentoi që të arratisej drejt Shqipërisë, pas arrestimit të një vrasësi me pagesë nga Armenia në Budva, por u ndaluar dhe u arrestua në kufi.
Policia malazeze ka njoftuar se operacioni për arrestimin e vrasësve me pagesë është kryer në rrugën Slovenska plaža, në Budva.
Gjatë kontrollit të automjetit në të cilin ndodhej armeni, u gjetën dy pistoleta "Glock" me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike "Scorpion" me silenciator, si dhe dy maska silikoni, si dhe disa, palë doreza dhe rroba për ndërrim.
Komente
