Detaje të reja janë zbuluar nga përplasja mes bandave shqiptare në Athinë. Pas masakrës me tre të vdekur dhe dy policët e plagosur në Athinë fshihet çmontimi i një bande të trafikut të drogës majin e kaluar, anëtarë të së cilës ishin dy nga shqiptarët e vrarë nga përplasja që ndodhi një natë me parë, për të larë hesapet.
Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare. Të dy palët kanë nisur të debatojnë në rrugë.
Njëri prej tyre dyshonte se kishte qenë tjetri që e kishte spiunuar. Viktima e parë dyshohet se ishte një pjestar i një bande të vogël që u shpërbë nga policia, ndërsa kreu i bandës, Adil Tefa ishte kreu bandës.
Lajmi kryesor:
Përplasje mes bandave shqiptare në Athinë, 3 të vdekur, 1 prej tyre u vra nga policia! Vrasjet ndodhën për larje hesapesh (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al