Grupet kriminale 'nën vëzhgim' policinë, çmontohen 21 kamera sigurie në Shkodër! Të vendosura në Dobraçin e Bajrave dhe në Kirasin e fiseve Lici dhe Bilali (VIDEO)

14 Janar 2023, 15:06| Përditesimi: 14 Janar 2023, 20:31

  • Share

21 kamera sigurie që përdoreshin nga kontigjentë kriminalë për lëvizjet e policisë së Shkodrës janë çmontuar nga uniformat blu.  Lagjet Dobraç dhe Kiras kanë qënë dy zonat e nxehte në të cilat policia e Shkodrës ka ndërhyrë në aksionin për pastrimin e zonës nga kamerat e sigurisë. 

Siç raportohet edhe në njoftimin zyrtar nga policia e  Shkodrës, mësohet se ky aksion vjen pas informacioneve nga intiligjenca informative, ku raportohej se ishin vendosur disa kamera në shtyllat elektrike në dy segmented rrugorë nga “5 Heronjt” deri në bypasin e Shkodrës dhe nga “5 Heronjt” deri tek rrethrrotullimi i Dobraçit. 

Këto dy zona, i përkasin respektivisht dy lagjeve më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri. 

Aksioni i Policisë së Shkodrës, është mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. 

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Mbrojtja e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Ora 20:27
Kamerat e vendosura nga grupet kriminale për të mbikëqyrur policinë në Shkodër, Berisha: Bandat kontrollojnë territorin dhe qeverinë

1673448797_saliberisha8770x392.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për aksionin e policisë së Shkodrën ditën e sotme ku u hoqën 21 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale për të mbikëqyrur policinë. Berisha shkruan se bandat kriminale kontrollojnë jo vetëm territorin por edhe vendimmarrjen deri në qeveri.

"Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!"- shkruan Berisha. 

Ora 16:10
Heqja e kamerave të sigurisë që mbikëqyrnin lëvizjet e policisë, detaje: Ishin vendosur në zonat ku banonin familje të lidhura me ngjarje kriminale

Lagjet Dobraç dhe Kiras kanë qënë dy zonat e nxehta në të cilat policia e Shkodrës ka ndërhyrë në aksionin për pastrimin e zonës nga kamerat e sigurisë.

Zonat ku janë hequr kamerat e sigurisë, i përkasin respektivisht dy lagjeve më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dora d'istria: 15/01/2023 07:46

    Sali qelbesira shkodren ti e ke katandisur ashtu, ti dhe pd jote per interest e tua more veases e hajdut qe te shporrte perendia o fytyr e urryer

    Përgjigju
  • Sabriu: 14/01/2023 21:54

    Tani jane satelitet Albania 1 dhe 2 qe kontrollojne gjithe territorin.

    Përgjigju
  • Lezha: 14/01/2023 21:05

    Tash kontrollojne me dron , asgja s ndryshon

    Përgjigju
  • Qerim: 14/01/2023 20:38

    Miqt tuaj jane bandat ne Shkoder! Lict jane njerezit mete afert tuaj, qe e ke per 30 vjet qe bon ligjin ne Bashkin e Shkoders.prandaj Shkodra ka lulzuar nen drejtimin tuaj o i mjere.

    Përgjigju
  • Beni: 14/01/2023 20:31

    Hiqni ne tirane po mundet.. aq kamera sa kane vene s'eshte buxheti shtetit..

    Përgjigju
  • Sergio: 14/01/2023 20:09

    Përderisa policia nuk zbulon vrasjet e grupeve ata marrin masa për mbrojtjen e vetes! Këto dy fise së bashku me policinë e paaftë kanë shkatrru një qytet të tanë duke e ba të pabanueshme.

    Përgjigju
  • duri: 14/01/2023 17:20

    Të tilla ka gjithe rruga nga komisariati Fushë krujës deri në Nikël ke Bamët tung

    Përgjigju
  • Jasmin: 14/01/2023 17:19

    I paska marr mir masat beqoja e din se asht tu i ardh funi

    Përgjigju
  • Martinajt: 14/01/2023 16:41

    Hiqini ne Fush Kuqe po ja u majti bitha

    Përgjigju
  • Mino: 14/01/2023 16:36

    Shkoni mbas Kalaje ne Shkoder shihni bumet dhe kamerat e pa fundme!

    Përgjigju
  • Genci: 14/01/2023 16:09

    Shikoni dhe qytetet e tjera se sdel pa gje...

    Përgjigju
  • Lenci: 14/01/2023 15:23

    Ato 20 cop i kan ne secilen dhom shpie ne dobrac po kot i keni hi ksaj pune

    Përgjigju
    • o tiku: 14/01/2023 17:21

      qfar mustafet o tiku po ai ibrahimi asht qe e man n kam fisin lici per mustaf kishin kry pun

    • Tiku: 14/01/2023 17:12

      Nuk te njof po po te njifja do hiqja kapelen per ty i ke ra piks se bajrajt me tvertet do ken lek ma shum se lict po sokol mustaf e ibrahim lici mund te jen ma te fortit ne shqipri

    • Tiku: 14/01/2023 17:01

      Jo 20 te ken ne dobrac po 100 dobraci mori fund lict e treguan kush jan kan ken qe ne koh te enverit e deri sot

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?