Foto ilustruese

Dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë kohës kur ka qenë roje burgu, ngrihet aktakuzë ndaj serbit në Kosovë

26 Dhjetor 2023, 15:48| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:58

  • Share

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi ditën e sotme (26 dhjetor( se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet D.M i cili dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mësohet se i dyshuari i përket nacionalitetit serb dhe akuzohet se ka kryer krime si roje burgu në Prishtinë dhe Lipjan gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

“Në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve...në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe

Ai akuzohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” dhe ‘’mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. Nuk u dhanë detaje nëse është arrestuar apo jo.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?