Vichai Srivaddhanaprabha

Dyshohet se ka vdekur, ja kush është miliarderi president i Leicesterit

28 Tetor 2018, 15:32| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 15:34

  • Share

Tifozët e Leicester po bëjnë homazhe sot për vdekjen e presidentit të klubit pavarësisht se ende nuk ka një komunikim zyrtar se Vichai Srivaddhanaprabha ka ndërruar jetë. Tailandezi ishte në helikopterin që u ngrit mbrëmë nga fusha e stadiumit “King Poëer Stadium” dhe që u rrëzua në parkimin e tij.

Së bashku me 60-vjeçarin ishin edhe katër persona të tjerë, fati i të cilëve nuk dihet ende. Po kush është presidenti i Leicester që mendohet se ndërroi jetë mbrëmë?

Ai ka lindur më 4 prill të 1958 dhe themelues dhe president I kompanisë “King Poëer Dutty Free”, e cila ka në zotërrim edhe klubin e Leicester që nga viti 2010.

Kompania e tajlandezit është e specializuar për produktet që shiten në afërsi të aeroporteve. Një sipërmarrje e cila deri në vitin 2009 I ka mundësuar biznesmenit një pasuri prej 3.3 miliardë dollarë. Nga ky moment Vichai vendosi të blinte “dhelprat” që militonin në kategoritë e ulta të Anglisë dhe I dërgoi ata deri në fitimin e titullit të “Premier League” në vitin 2016.

Për këtë triumf ai vendosi që t’i dhuronte lojtarëve dhe stafit nga një makinë BMV i8 e cila vlen mbi 100 mijë stërlina secila.

Pas sukseseve që po arrinte si në futboll ashtu edhe me kompaninë e tij 60-vjeçari vendosi të blinte klubin e dytë në këtë sport, OH Leuven në Belgjikë. Së fundmi pasuria e tij sipas revistës “Forbes” kishte kapur shifrat e 4.9 miliardë dollarë.

Sa I takon jetës personale presidenti i Leicester është baba I katër fëmijëve. Me origjinë të largët ai është nga Kina dhe mbiemri I tij “Srivaddhanaprabha” vjen nga një nderim që mbreti I Tajlandës, Bumibol Aduliadej, I ka bërë familjes së tij. Një term që në anglisht do të thotë “drita e lavdisë”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?