Dyshime për kokainë, zhduken 50 arka me banane në portin e Durrësit! Kontejneri u porosit nga "Bana King" e biznesmenit Trifon Murataj

18 Korrik 2022, 11:17| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 14:30

  • Share

8 ditë pasi mbërriti në portin e Durrësit kontejneri me banane u gjet i hapur nga doganieret. Ata njoftuan policinë, e cila nxori urdhër arrestet për 16 punonjës të sigurisë në autoritetin portual. Grupi hetimor dyshon se në kontejner mungojnë 50 arka, që mund të kenë pasur kokainë. Kontejneri ishte porositur nga kompania “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve Trifon Murataj, i cili jeton në SHBA.

Burime për Report Tv thanë se kontejneri ka mbërritur në Durrës më datë 8 korrik, përmes itinerarit Kolumbi-Spanjë-Itali-Shqipëri. Punonjësit, tashmë të arrestuar nuk e kanë vendosur në zonën e riskut, ashtu siç është protokolli për të gjitha mallrat që vijnë nga Amerika Latine.

Më 16 korrik është paraqitur punonjësi i kompanisë për tërheqjen e kontejnerit me banane, ku është vënë re mungesa e arkave.  Policia ka arrestuar punonjësit e sigurisë për 8 ditë qëndrimi nga dy forca sigurie në turn dhe janë 16 punonjës të arrestuar. Këtë të hënë janë sekuestruar kamerat e sigurisë në port për datën 16 korrik, kur u konstatua kontejneri i thyer.

Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshojnë se kontejneri është manipuluar në port.  Nga hetimet rezulton se kontejneri ishte pa plumb, pra i hapur në mënyrë të paligjshme. Ka dyshime se brenda kontejnerit mund të ketë pasur kokainë, thanë burimet. Në pranga kanë rënë 16 punonjës të sigurisë portuale dy operator firme dhe punëtori i kompanisë me shoferin që prisnin ngarkesën me banane në port. Ata akuzohen për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”.

Personat e arrestuar janë identifikuar si:

  • - Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.
  • - Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit;
  • - Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;
  • - Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Adi Qevanaj,  31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Kastriot Duçka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Shpëtim Hajdin, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Andra Xhevara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
  • - Veiz Kuçi, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;
  • - Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

  • - Gjergj Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës,  me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit;
  • - Profit Tola, 31 vjeç, banues  në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Ora 14:12
Kontejnerit i mungonin 60 arka, dyshohet se kishin kokainë, bananet ishin porositur nga ‘Bana King’ e Trifon Murataj

1658145807_TRIFONMURATAJ.jpg

Kontenjerit të cilit i mungonin 60 arka me banane, brenda të cilit dyshohet se kishte kokainë, ishte porositur nga kompania ‘Zicco Shpk’,  ‘Bana King’, në pronësi të Trifon Muratajt, i cili jeton në SHBA.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 18/07/2022 16:18

    Se mos i hiqni liçencen BANAKINGUT se mezi e trasheguam nga serbia,punojme mire e shpejt,ne shi e ne bore,jemi TOP

    Përgjigju
  • ndreca: 18/07/2022 14:34

    turo jom tut prit ke qolja mei zamzone raki me veti. hojt se kom ene qofte ene spece turshi. leje mikrofonin e hajt. tfala ke ka nani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?