Një biznesmen italian, i quajtur Panfilo C., është arrestuar të mërkurën në Ekuador pasi dyshohet se ka lidhje me mafian shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg.
Panfilo C. u kap në një banesë në Samborondón dhe iu gjetën para të falsifikuara.
Në qershor të vitit 2023, biznesmeni ishte rrëmbyer në një restorant italian në pronësi të tij brenda qendrës tregtare Garzocentro në veri të Guayaquil, në Ekuador. Ai u la i lirë pesë ditë më vonë.
Në janar të vitit 2023, ai ishte përfshirë në një shkëmbim me armë zjarri që ndodhi në rrugën Guillermo Pareja Rolando, afër qendrës tregtare të mësipërme. Nga ngjarja nuk pati viktima.
Panfilo C., i njohur edhe si Benny Colonico është një personazh kontrovers në Ekuador. Biznesmeni është përfolur edhe për një lidhje me prezantuesen televizive, Carolina Jaume.
Arrestimi i tij dhe hetimet që do të zhvillohen rreth kësaj dosje, pritet të nxjerrin në pah lidhjet dhe si funksionon mafia shqiptare në Ekuador e përfshirë në trafikun e kokainës, që siç dihet tashmë, është fuqizuar së tepërmi vitet e fundit.
Komente
