Policia e Kosovës ka arrestuar një serb nën dyshime për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.
Mësohet se i arrestuari është S.N, i lindur në 1964 në komunën e Vushtrrisë u ndalua sot në Jarinjë 'pasi dyshohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, u tha në njoftim.
Prokuroria Speciale, që merret me rastet e krimeve të luftës, ende nuk ka ofruar informacione për këtë rast. I dyshuari pritet të merret në pyetje në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.
Komento