Banesa

Kronikë

Dyshohet se la cigaren ndezur, përfshihet nga flakët një shtëpi në Kuqan të Elbasanit, me dëmtime të rënda në spital i moshuari, ishte i paralizuar

25 Nëntor 2021, 13:35| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 13:53

  • Share

Një banesë në fshatin Kuqan në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?