Magazina në Selitë

Tiranë/ Në kërkim se ktheu magazinën në shtëpi bari në Selitë, në pranga 36 vjeçari

16 Tetor, 12:13| Përditesimi: 16 Tetor, 12:41

  • Share

Tiranë-Një 36-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në Selitë. Burri është identifikuar si Klestjan Hala.

Më 11 tetor 2024 shtatë persona u arrestuan, pasi kishin kthyer një magazinë në shtëpi bari. 3 prej të arrestuarve ishin punonjës të OSHEE.

Gjatë kontrolleve blutë e kryeqytetit gjetën dhe sekuestruan 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura dhe pajsisje për mbajtejen e lëndëve narkotike në një magazinë në rrugën Hamdi Pepa.

"Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar 7 shtetas dhe janë sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë dhe sende që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.  

Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Policinë Shkencore, ka vijuar punën për identifikimin e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në një magazinë në rrugën "Hamdi Pepa".  

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe ndalua shtetasi K. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/25 i Kodit Penal", informoi sot policia.

 Materialet i kaluan Prokurorisë.

Kush e zbuloi magazinën e kthyer në shtëpi bari?

Shtëpia e barit, u zbulua më 10 tetor 2024 nga ish-deputeti Halit Valteri. Ish-deputeti vuri re se mbi ambientet e magazinës së ASHK-së, në katin e dytë kishte objekte të dyshimta, për të cilat njoftoi edhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Për tu futur në shtëpinë e barit, autorët e mbjelljes së kanabisit, përdornin një derë në pjesën e pasme, duke shmangur lëvizjet në derën kryesore, e cila ishte e përbashkët me pronarët e katit të parë, të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?