Policia e Tiranës

Kronikë

Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet

23 Janar, 17:58| Përditesimi: 23 Janar, 18:06

  • Share

TIRANË- Dy efektivë janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet. Vendimi u mor nga drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Allushi, pas një video të shfaqur në emisionin investigativ ‘Stop’, ku një prej policëve dyshohet se merr para nga një drejtues mjeti, të cilin e ka ndaluar për kontroll.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur hetim disiplinor ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë. Për rastin, ka nisur edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sapo u njoh me një video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit investigativ Stop në Tv Klan, në të cilën shfaqet një patrullë  policie, ku një prej punonjësve dyshohet se ka pranuar një kartëmonedhë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht Inspektor M. T, dhe  Inspektor Sh. M., me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5.

Në lidhje me rastin, Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Për Policinë e Shtetit",  ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë. 

Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur veprimet hetimore”, njoftoi policia më 23 janar 2025.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?