U fut në lumë për të marrë topin, mbytet 10-vjeçari në Mirditë, e merr rrjedha e ujit! Ende nuk është gjetur trupi për shkak të errësirës, polumbarët nesër në mëngjes nisin kërkimet

5 Prill 2022, 20:05| Përditesimi: 6 Prill 2022, 07:17

  • Share

MIRDITË- Një lojë me top mes bashkëmoshatarit u kthye në një tragjedi për vogëlushin 10-vjeçar në Mirditë. Teka po luante në fshatin Shtrungaj, 10-vjeçarit S. Laska i ra topi në lumë dhe ai bëri një përpjekje për ta marrë, por kjo përpjekje rezultoi fatale për jetën e tij.

Ora 18:45 e kësaj pasditeje shënoi një tragjedi, 10-vjeçarin e përpiu rrjedha e lumit Fan duke i marrë jetën. Me dhimbjen e madhe për këtë humbje, familjarët dhe banorët e zonës sapo morën lajmin nisën kërkimet për të gjetur trupin e 10-vjeçarit, por ende pa rezultat.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se polumbarët e mbërritur nga Tirana do të nisin nesër në mëngjes kërkimet për shkak të errësirës.

"Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Polciisë kanë shkuar  mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes,  po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në porët e para të mëngjesit . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?