Foto Ilustruese

Kronikë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht 15-vjeçarin, arrestohet 45 vjeçari në Devoll

27 Janar, 13:09| Përditesimi: 27 Janar, 13:10

  • Share

Devoll- Një 45 vjeçar nga Devolli është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë autori i dyshuar me inicialet A. A., banues në fshatin Poloskë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Poloskë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?