Flamuri Iranit

Bota

Dyshohet se punonin për shërbimet e huaja të inteligjencës, Irani arreston 10 spiunë

13 Tetor 2021, 09:06| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 09:07

  • Share

10 persona janë arrestuar në Iran pasi akuzohen për spiunazh. Sipas autoriteteve në Iran, ata ishin të lidhur me shërbimet e huaja të inteligjencës. Ngjarja ndodhi në provincën jugore Bushehr.

10 persona ishin vëzhguar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa vendet me të cilat kanë bashkëpunuar nuk janë bërë me dije.

“Këto persona kanë punuar për vendet në rajon, shërbimet e inteligjencës të të cilëve kanë vepruar si bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të agjencive spiune të vendeve armiqësore", thuhej në raport.

Sipas këtij raporti, mediat vendëse raportojnë se i referohen vendeve armike të Iranit si Izraeli dhe SHBA.

Në provincën Bushehr është termocentrali i vetëm bërthamor i Iranit që u vendos në funksion në vitin 2011 me ndihmën e Rusisë.

Irani gjatë muajit korrik arrestuan anëtarët e një grupi të lidhur me agjencinë e inteligjencës Mossad të Izraelit. Ndërkohë, në vitin 2019, Irani arrestoi 17 iranianë të akuzuar për spiunazh për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të SHBA-së dhe disa prej tyre ishin dënuar me vdekje.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?