57-vjeçari Sandër Nezha, i arrestuar për rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë 110 kë në Laç do të qëndrojë në burg për 30 ditë. Në seancën me dyer të mbyllura të zhvilluar në Gjykatën e Kurbinit, Nezha ka mohuar lidhjen me ngjarjen.
Ndaj tij rëndon akuza e shkatërrimit të rrjetit elektrik me pasoja të rënda. Gjykata i la kohë organit të akuzës për paraqitjen e provave që implikojnë të dyshuarin.
Nezha u arrestua të mërkurën pasi dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse, si pllakat e bulonat. Si pasojë u ndërpre furnizimi me energji. Energjia është rikthyer nga një tjetër linjë alternative.