Kronikë

Dyshohet se shiste kanabis në doza arrestohet 27-vjeçari në Berat! Në banesë iu gjetën edhe 2 armë

23 Prill, 13:16| Përditesimi: 23 Prill, 13:22

  • Share

Berat- Një 27-vjeçar nga fshati Roshnik i Beratit është vendosur në pranga.

I riu u kap në flagrancë në aksin rrugor Berat-Dimal, teksa në makinën që po lëvizte iu gjet një sasi kanabisi. Dyshohet se i riu e shiste në doza në këtë qytet.

Ndërkohë gjatë kontrollit të kryer në banesën blutë gjetën 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 pistoletë sportive, të cilat u sekuestruan si provë materiale.

Operacioni u kodua ‘Nata’.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacione policore të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me automjet, me sende të kundërligjshme, ka organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacionin policor të koduar “Nata".    

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat. 

Gjatë natës, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. 

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive. 

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.   

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?