Talo Çela dhe Aqif Bezati i arrestuar

Dyshohet se strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela, arrestohet 60-vjeçari në Elbasan! Në banesën e tij u gjetën mijëra paund e euro dhe arsenal armësh

14 Tetor 2022, 22:40| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 13:08

  • Share

Një oeracion i Policisë së Elbasanit ka vënë në pranga Aqif Bezatin, 60 vjeç, i dyshohet se strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela në një prej pronave të tij. Në momentin që është ndërhyrë në një banesë në fshatin Deshiran, Belsh, nuk u gjet asnjë gjurmë e Celës, por vetëm sasi e madhe parash, arsenal armësh dhe kanabis.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se dihej vendndodhja e Talo Celës, por edhe ky rast për të cuar pas hekurave të shumëkërkuarin dështoi.

Në njoftimin e policisë së Elbasanit theksohej se në banesën e Bezatit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë  kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium, 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.  

Në pranga ka rënë dhe një person tjetër i identifikuar si Veli Deliu,  i cili ka lidhje shoqërore me Bezatin. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat Veli Deliu i mbante pa leje.

Talo Çela, i shumëkërkuari i policisë doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani në dosjen 'Plumbi i Artë'. Ai zbuloi se ka kryer krimet më të shumta me Çelën dhe dy ortakët njiheshin me pseudonimet Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Komento

Komente

  • End Duro: 14/10/2022 23:09

    Strehoeni o fare e keqe se dy qe e strehuan ne Durres i hoqi qafe.Nuk paska te mbaruar rraca e keqe ne kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?