Një 68-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në Levan. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Komente
