Nëna Alma Arrazi me 3 fëmijët
Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.
E mitura dyshohet se u vetëmbyt së bashku me të ëmën, Alma Arrazin, motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllain 2-vjeçar. Këta të fundit nuk janë gjetur ende ndërsa kërkimet nga polumbarët vazhdojnë.
"Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Shkodër/ Burri e dhunonte e tradhtonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, vijojnë kërkimet edhe natën! Pranga babait
K.M/SI.E./ReportTv.al