I vuri zjarrin dy makinave në parkimin e një pallati në Fier, arrestohet 32-vjeçari (VIDEO)

31 Korrik 2020, 09:26| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 10:01

  • Share

FIER- Një 32-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për djegie të qëllimshme të dy mjeteve mesnatën e 29 korrikut në parkimin e një pallati në lagjen "Apollonia" në Fier.

Personi i ndaluar nga policia është identifikuar me iniciale D. M., 32 vjeç, banues në lagjen "Apollonia" në Fier.  32-vjeçari dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të personit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.

Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale, pasi zjarri arriti të përhapej edhe në makinat e tjera.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale".

Komento

Komente

  • Fieri: 01/08/2020 23:29

    Dyshohet tjetri kot dosje ber vet verteta dali ne fund fundit hapim ceshtje tjetrit kot pa prova me hamendje normale ky se keshu humind gjurmet e te vertetes ha tjetri kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?