Dyshohet se janë varrosur mbi 100 ushtarë grekë të rënë në luftën italo-greke, fillojnë gërmimet në Përmet! Prefekti për Report Tv: Zbatim i marrëveshjeve të mëparshme

20 Dhjetor 2021, 11:43| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 15:06

  • Share

Grekët po hapin një parcelë për zbulimin e eshtrave të ushtareve greke të rënë në luftën italo-greke në vitet 1940-1941. Komisioni i përbashkët greko shqiptar ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele te pozicionuar përbri stadiumit të qytetit të Përmetit. Parcela qe po hapet sot parashikohet te shtrihet me një gjatësi 80×40 metra. Në vendngjarje ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës i cili nuk pranoi të jepte informacion pasi nuk ishte i autorizuar. Mendohet se në këtë parcele ka varr masiv të ushtarëve grekë të cilët sipas komisionit të përbashkët vlerësohet të jenë varrosur mbi 100 trupa.

Prefekti i Gjirokstrës, Odise Kote, në një prononcim për Report Tv shprehet se këto gërmime bëhen si pasojë e marrëshjeve ndërqeveritare të firmosura që prej vitit 2010. 

"Në vitin 2010 është nënshkruar një marrëveshje protokoll mes dy qeverive greko-shqiptare për gjetjen e eshtrave të ushtarëve greke të rënë në luftë. Kjo marrëveshje është pasuar nga disa VKM gjatë kësaj periudhe. Marrëveshja është lidhur mes ministrive të mbrojtjes dhe asaj të jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë. Aktualisht në terren është një ekip me përfaqësues grek dhe shqiptar në nivel shtetëror dhe teknik. Ndërsa punëtorët janë privat të kontraktuar për këtë punë. Ky vend ka qenë i përcaktuar në hartë. Ekipi i përbashkët ka zhvilluar takimin e fundit në Tiranë në datat 14-15 dhjetor dhe është përcaktuar të nisin tani gërmimet në Përmet. Kjo zonë pranë stadiumit është një nga pikat ku do gërmohet por do të ketë dhe të tjera. Marrëveshja është mes dy qeverive dhe ne si prefekturë kemi vetëm detyrimin që të marrin masa që ata të mos kenë probleme, nuk kemi rol tjetër", tha ai. 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/12/2021 00:19

    Nena ime me ka treguar, se kur po ndertohej stadiumi,hasen ne varre.Atehere u tha qe ishin varre pushtuesish.Femijet qe luanin atje, ndihmuan ne spastrimin e vendit.Shume skelete u hodhen ne Vjose.Nena ime qe ishte femije ne ate kohe dhe qe morri pjese dhe vete ne kete spastrim,kujton dhe sot kafkat qe notonin mbi vale.Nuk dihet se te kujt kane qene mbetjet te grekeve,apo italianeve.Tani aty ku po germohet,ose ka akoma varre te pademtuara qe kane shpetuar, qe mund te gjenden akoma,ose e gjitha bazohet ne te kaluaren.Uroj qe vendi aty,te jete spastruar mire dhe me te vertete!Marreveshje,ose jo,greket tani e kane tepruar me keto varrezat qe po na mbijne si kerpudhat mbas shiut.

    Përgjigju
  • Tani: 20/12/2021 13:09

    Greket e kane tepruer me kete ceshtje. Te renet nuk duhet shqetesuar. Nuk mund te perdoren viktimat per ceshtje politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?