E afërmja e familjes së Blerina Metës: Burri e ka pas torturuar, ishte egërsirë! Xhaxhai i tij ka vrarë djalin

26 Shkurt, 13:03| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:53

  • Share

 

E afërmja e familjes Tuga, familja e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës q ëu vra nga fëmijët në Durrës, ka treguar për Report Tv se ajo ka vuajtur.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv e afërmja ka treguar se burri e ka torturuar e dhunuar e shpesh herë shkonte në shtëpinë e të atit, e nxirë. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.

"Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe i ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por Ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.

Si rracë janë shumë rracë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë"- tha ajo.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ 3 fëmijët vranë të atin, gjyshja e tyre kishte vrarë vjehrrën vite më parë! E afërmja e Blerina Metës: Xhaxhai i Pëllumbit ka ekzekutuar djalin e tij


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?