E afërmja e vetme që ndodhet pranë Merita Tolës në spitalin e Traumës në Tiranës, është nusja e dajës së Rajmondës, e cila ndërroi jetë së bashku me dy fëmijët e tjerë të saj në banesën e tyre në Ostrimë të Bulqizës. Lumturie Bajrami thotë në një prononcim për gazetaren Xhensila Kodra, se lajmin tragjik e ka marrë edhe bashkëshorti i Rajmondës, që ndodhet emigrant në Greqi, dhe ka marrë rrugën për në atdhe, për t'i dhënë lamtumirën e fundit familjarëve të tij. Zonja Bajrami thotë se nuk e di se çfarë ka ndodhur në banesë që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, por kërkon ndihmën e shtetit në një familje që kanë për të varrosur tre persona!
"E mora vesh përmes televizorit, dhe sa pashë emrin e mbesës në televizor, mora në telefon kunatin e mbesës, dhe tha po është e vërtetë. Si ka ndodhur i thash? Nuk dimë asgjë, 3 janë të vdekur, dhe një në spitlain e Bulqizës. Unë u nisa direkt në spital. Komunikova me infermieren, për momentin është mirë më thanë. Jemi të traumatzuar, i thonë 3 kufoma. Rajmonda ishte shtëpiake. Bashkëshorti në Greqi në emigrim me tre mujorsha, vajtje-ardhje. E kanë marrë në telefon edhe atë, është nisur nga Greqia. Kufomat i kanë çuar në Peshkopi të bëjnë ekspertizën. Aty përdornin zjarr për ngrohje se janë në mes të fshatit, por të vërtetën nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. I mora në telefon, aty kishte vetëm të qara. Më dhëmb shpirti. Me bagëti merren, nuk kanë gjendje të mirë, të kishin gjendje të mirë nuk shkon burri në Greqi emigrant me i lënë fëmijët. Ndihma nga shteti është mëse normale se është gjendje shumë e rëndë, tre kufoma në një shtëpi. Janë në gjendje kritike, në mes të fshatit, jetojnë me sakrifica të mëdha. Ata kanë lindur dhe po vdesin në fshat. Aty kanë jetuar", tha Lumturie Bajrami.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Bulqizë, nëna me 2 fëmijët asfiksohen nga tymi i sobës me dru (vajza do martohej në shtator!) Shpëton 16-vjeçarja /VIDEO
G.M.//ReportTv.al