Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj dhe Gazment Bardhi

E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

21 Nëntor, 09:32| Përditesimi: 21 Nëntor, 10:14

  • Share

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ky i fundit është drejtuar me një kallëzim në SPAK, pasi akuzave që Gazment Bardhi hodhi në drejtim të tij nga Kuvendi, duke thënë se u emërua drejtor policie në Shkodër nga bandat.

Në GJKKO është hedhur edhe shorti dhe do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi që do të shqyrtojë padinë e ish-drejtorit Sulaj.

Akuzat në drejtim të Sulajt u hodhën nga Gazment Bardhi në seancën plenare të 12 shtatorit, kur kreu i grupit të PD po zhvillonte një interpelancë me kryeministrin Rama për mbetjet e dyshuara toksike. Bardhi lexoi disa kodet të SkyECC dhe akuzoi se kreun e policisë në Shkodër e zgjodhën bandat në tetor 2023.

“Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”, deklaroi Bardhi në muajin shtator. 

Por, si Sulaj edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hodhën poshtë akuzat duke thënë se bisedat në SkyECC i përkasin vitit 2021, ndërkohë që Edmond Sulaj u emërua në krye të Policisë së Shkodrës në tetor 2023. Ky i fundit tashmë nuk e drejton më Policinë e Shkodrës pas garës që u zhvillua për drejtorët e policive në gjithë vendin. Aktualisht kjo drejtori ka në krye Fatmir Lleshajn.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ja ha: 21/11/2024 11:23

    O Momd edhe ti e di mire se si je dhe pse je i tille

    Përgjigju
  • Jari N: 21/11/2024 10:14

    Ky Gaz Bardhi duhet të ishte në burg që kur krijoi Strukturën e Ruajtjes së Votës në Elbasan, që u vra dhe një Qytetar nga bandat e Gazit, tani del e shpif ça se në ëndërr natën. Gazi e Partia e tij janë në një Organizatë kriminale që nxisin dhunë, që përdorin adoleshentët në protesta me Molotov.

    Përgjigju
  • Niku: 21/11/2024 10:10

    Keta pjella e Sali komunistit u flet menderja para mendjes jane njesoj te gjithe te infektuar nga Babalja , te denohen sipas ligjit mbase mesojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?