Reperja e njohur Cardi B ka fituar një gjyq kundër krijueses së videove në “Youtube” Tasha K. Ajo e ka akuzuar atë për cënim privatësie, shpifje, dhe shkaktim të qëllimshëm të stresit dhe shqetësimit emocional.
Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, u vu në shënjestër nga Latasha Transrina Kebe, e cila njihet si Tasha K, në një fushatë për të “dëmtuar dhe shkatërruar” reputacionin midis fansave të saj, sipas një padie të ngritur në vitin 2019, në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në rrethin verior të Georgia-s.
“Kebe publikoi deklarata të shumta të rreme dhe shpifëse në lidhje me Cardi B, duke përfshirë se ishte një prostitutë, përdoruese kokaine, dhe se ajo kishte e ka ende herpes,” thuhej në padi, e cila u ngrit kundër Tasha K dhe Kebe Studios LLC.
“Duke bërë dhe publikuar deklaratat dhe fushatën e videove ngacmuese, duke përfshirë videot shpifëse, të pandehurit synonin t’i shkaktonin paditësit shqetësim emocional,” thuhej në padi, dhe gjithashtu pretendonte se Cardi B “vuajti poshtërime mjaft të rënda” dhe “gjendje mendore ankthi”.
Kështu, Cardi B e ka fituar këtë gjyq duke u shpërblyer me jo pak, por me një shumë prej 1 milionë dollarësh.