Politikë

Akuzat se mori 45 mijë € nga ‘Çopjat’, Lapaj padit Shehajn për shpifje në SPAK: Sulm i pakuptimtë! Deputeti nxjerr sërish dokument për vjehrrin: Luftën e ka me gjykatën

1 Prill, 14:40| Përditesimi: 2 Prill, 14:48

  • Share

Kreu i partisë 'Shqipëria Bëhet' ka dorëzuar këtë të hënë në SPAK një padi për shpifje ndaj deputetit demokrat, Agron Shehaj. Në një deklaratë për mediat, Lapaj tha se ky veprim vjen pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij, janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.

“Nuk kam dashur që të krijoj një kurs konflikti mes të resë. Por kush kërkon luftë, luftë do të gjej. Sot po dorëzoj si i dëmtuar padinë pranë GJKKO dhe zoti Shehaj duhet të vijë këtu me dokumente që të provojë pretendimet. Unë Adriatik Lapaj nuk kam në republikën e Shqipërisë, as unë, as nëna dhe as babai, as familjarë të mi, asnjë metër tokë në republikën e Shqipërisë. Ka pretenduar se kam përfaqësuar kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe kam marrë lekë. Të dalë një gazetar nëse kam marrë një cent. Si mund të merren para nga kompani që janë sekuestruar. Ka pretenduar se kam përfaqësuar në Apel çështje që në Gjykatën e Shkallës së Parë i ka gjykuar vjehrri im. Ftoj gazetarët të gjejnë një vendim që Lapaj ka përfaqësuar një çështje që ka gjykuar vjehrri. Ka pretenduar se ka regjistruar në hipotekë pronë që ka dhënë vjehrri im.”, tha mes të tjerash Lapaj.

Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”. Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë. Shehaj vazhdoi sërish me akuzat, duke i shoqëruar edhe me dokumente, ku thoshte se Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet. Sipas Shehajt, vendimi për pronën është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Pas padisë, Shehaj reagoi përmes një video në rrjetet sociale, ku tha se luftën Lapaj e ka me drejtësinë, që të shpëtojë nga burgu. Shehaj nxorri në video, sipas tij, vendimin e gjykatës së vjehrrit të Lapajt, Alltun Çela për dhënien e pronës në Ksamil. Agron Shehaj thotë se tani luftën Adriatik Lapaj e ka në gjykatë, që t’i shpëtojë burgut dhe jo me atë.

“Bela, na shpallen luftë…, ti do luftosh me mua, apo do të ikësh? Ça ka shkruar këtu Bela. Alltun Çela, Hajro Çini në Ksamil, Sarandë. Ky është vendimi i vjehërrit. Po këtu Bela ca ka shkruar? Hajro Çini, Ksamil Sarandë, Adratik Lapaj. Luftën Lapaj e ka në gjykatë, që të shpëtojë nga burgu më duket, se ka ne, lufta poltike mbaroi i doli boja’, thotë ai në një video.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 02/04/2025 13:07

    O shtepi me 40 pleq kujt tja prish e kujt tja ndreq , te dy hajdute jeni , zgjatimet e pd -se .Njeri me hajdut dhe i pa vlere se tjetri . Zero kontribut ne partine e tyre .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?