Agron Malaj dhe Xhelal Mziu

Kronikë

E akuzoi se shpërndante para për vota në zgjedhjet e 11 majit, Agron Malaj padit për shpifje deputetin e PD, Xhelal Mziu

9 Qershor, 11:00| Përditesimi: 9 Qershor, 11:32

  • Share

Ish-kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka paditur deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu për veprën penale “Shpifje” e kryer botërisht. Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në Maqellarë më 10 maj u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.

Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.

Deklarata solli edhe reagimin e Malajt i cili mohoi diçka të tillë dhe e cilësoi shpifje akuzën e Xhelal Mziut.

Çështja është regjistruar në gjykatë, teksa këtë të hënë nga shorti elektronik është caktuar gjyqtarja Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen. Kjo e fundit pritet të caktojë një datë për zhvillimin e seancës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?