Irena Gjoka, Sali Berisha

E akuzonte për konflikt interesi, zbulohet gënjeshtra e radhës e Sali Berishës! E shkarkoi Irena Gjokën, por brenda 6 muajve e emëroi sërish me vendimin e dytë

18 Dhjetor 2023, 17:23| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 10:13

  • Share

Tirane- Një tjetër gënjeshtër e Sali Berishës është zbuluar, lidhur me procesin e SPAK ndaj tij. Prej javësh ai e akuzon gjyqtaren që i konfirmoi masat e sigurisë ndaj tij, detyrimin e paraqitjes dhe ndalimin jashtë vendit, si në konflikt të hapur interesi pasi sipas Berishës e kishte shkakuar Irena Gjokën kur ishte Presidenti i Republikës, rrjedhimisht edhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Report Tv ka siguruar përgjigjen që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kthyer avokatëve të Berishës për historikun e emërimeve të gjyqtares Irena Gjoka (Maneku)

Nga kthimi i përgjigjes rezulton se Sali Berisha vetë e ka shkarkuar dhe e ka emëruar Irena Gjokën brenda 6 muajve me dy vendime të njëpasnjëshme.

Më 8 shkurt 1996, KLD e kryesuar nga Berisha shkarkoi gjyqtaren Irena Gjoka si të paaftë, ndërsa 6 muaj më vonë, më 23 gusht 1996, KLD që drejtohej nga Berisha e emëroi Gjokën në Mallakastër

“Gjithashtu, sqarojmë se, për periudhën që ju kërkoni informacion dhe dokumentacion, më konkretisht për vitin 1996, për znj. Irena Maneku, emëruar me Vendimin nr. 14, datë 21.12.1993, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtare pranë Gjykatës Fier, bazuar në Regjistrin Themeltar të Ministrisë së Drejtësisë, që disponon Këshilli i Lartë Gjyqësor, rezulton se:

1. Me Vendimin nr. 7, datë 08.02.1996, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, znj. Irena Maneku, është liruar nga detyra për shkak të paaftësisë në kryerjen e detyrës,

2. Me Vendimin nr. 8, datë 23.08.1996, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, znj. Irena Maneku, është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës Mallakastër”- thuhet në shkresën e firmosur nga Rudin Baqli, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • juventus: 20/12/2023 10:01

    perderisa ne veting zonja nuk ka deklaruar ateher eshte ne konflikt interesi hapur fare dhe e perdorur nga qeveria

    Përgjigju
  • Dragobia: 19/12/2023 08:53

    Llogarisni se cfare ka bere kafsha Ber8sha me shtetin, me Shqiptaret, me ijstitucionet...e ka shkarkuar gjyqtaren per paaftesi dhe per 6 muaj esute riemeruar serisht, pra eshtr bere e after... qelbesira Berisha thyen çd0 rekord te djallezise dhe çekuilibrimit saqe eshte e veshtire saqe edhe ne ferri nuk e pranon...

    Përgjigju
  • Wtf: 19/12/2023 04:21

    Shife cfar ftyret ka edhe ajo

    Përgjigju
  • genjeshta dhe verteta sipas Elon Maskut: 18/12/2023 21:34

    sali maskaraj eshte i koroptuar, mundet ta ket koruptuar edhe kjo gjyqtarja. pergjigja eshte e sakte. gjyqtarja qenka shkarkuar, nese e ka vene perseri ne detyre saliu koruptuesi dhe i koruptuari sic e ka vene ne detyre nje qeveri tjeter pa e koruptuar fare, ska vlere! sot mesuam qe gjyqtarja eshte skarkuar nga detyra. i takon institucioneve te thone ka genjyer apo jo

    Përgjigju
  • Arben: 18/12/2023 19:10

    Po tani e merrni vesh se Sali Berisha genjen.Saliu eshte mjeshter i genjeshtres , i trillimeve nga me te pabesueshmet,njeri pa personalitet,intrigant e shpirte zi.Lutemi zotit,qe ta marri sa me pare dhe ta ngarkoje me detyren e kryemashtruesit.kryehajdutit,kryemizorit ne zonen e ferrit.Amin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?