Brigitte dhe Emmanuel Macron

E akuzuan se ishte transgjinore, gruaja e Macron fiton gjyqin! Do të dëmshpërblehet me 8,000 euro

13 Shtator, 16:54| Përditesimi: 13 Shtator, 16:57

  • Share

Dy gra janë dënuar për shpifje nga drejtësia në Francë, pasi pretendonin se Zonja e Parë e vendit, Brigitte Macron, ishte transgjinore.

Në dhjetor të vitit 2021, dy gratë e quajtura Amandine Roy dhe Natacha Rey postuan një video në YouTube duke pretenduar se gruaja e presidentit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel dhe më vonë kishte ndryshuar emrin dhe gjininë.

Në fakt, Zonja e Parë e Francës ka një vëlla i cili quhet Jean-Michel, i cili po ashtu ka marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër 2 grave.

Dy gratë u urdhëruan të paguanin 8,000 euro si dëmshpërblim për zonjën Macron dhe 5,000 euro për vëllain e saj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • hitman: 13/09/2024 17:20

    Opa ja ku dolen dhe leket per dr Skerdin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?