Prezantuesja Alketa Vejsiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i fton të gjithë të jenë mirënjohës për jetën e tyre dhe shëndetin e të afërmëve. Në postimin e saj përveçse uron Pashkët, Vejsiu përpiqet t'i thotë të gjithëve të vlerësojnë ato gjërat e vogla, por që janë aq të rëndësishme. Ajo shpreh mirënjohje për këdo që po bën diçka në këto ditë të vështira, duke filluar nga mjekët e duke përfunduar te ai person që për shkak se është i punsuari vetëm po ndihmon që familja ta kalojë në kushte normale karantinimin.
Postimi i Alketa Vejsiut
"Nje mesazh per Mirnjohjen
Jam mirnjohese per Dashurine!
Jam mirnjohese qe une dhe familja ime gezon shendet dhe jam me shume se kurre e ndjeshme ndaj atyre qe luftojne per jeten dhe atyre qe si profesion kane “te shpetojne jete”.
Ndjej nje vleresim te vecante per te gjjthe ata qe kane “dhuruar” ne te madhen apo te voglen e tyre kete periudhe, per ta bere boten nje vend me te mire! Me prek thellesisht cdo akt njerezor ku njerezit japin pa pritur asgje ne kthim!
Ndihem mirnjohese per ata qe sot punojne per ata qe jane ne shtepi qe ta kene te lehte dhe normale karantinen!
Ndihem mirnjohese qe mami dhe babi “jetojne”dhe qe mund ti telefonoj e ti them sa i dua!
Jam mirnjohese qe kam ata pak miq te vertete qe me shkruajne dhe pyesin “Si Je? Na mori malli”!
Jam mirnjohese qe kam realizuar nje pjese te endrrave te mia dhe qe kam ndihmuar plot te tjere te realizojne endrrat e tyre!
Jam mirnjohese qe kam pasur mundesine te provoj shijen e “humbjes, deshtimit, rrezimit” sepse nga keto emocione kam mesuar te shijoj dhe vleresoj fitoret! ( deshtimi eshte cmimi qe paguajne fitimtaret por eshte shume me mire sesa te rrish ne kolltuk pa bere gje duke gjykuar jeten dhe sfidat e te tjereve).
Jam mirnjohese qe marr dashuri nga ata te cileve ju jap dashuri! Nuk me duhet dashuria e te gjitheve dhe nuk jetoj si funksion i te tjereve per te marre pelqimin e tyre me cdo kusht! Jetoni fort per veten tuaj dhe ata qe jane qendra e botes suaj!
I jam mirnjohese kolegeve me te cilet bej biznes dhe qe ne keto dite te veshtira jane prane meje sic une kam qene gjithmone prane tyre ne te mire e ne te keq e qe me kujtojne qe dore per dore do ja dalim te gezojme rifillimin pas kesaj periudhe te cuditshme!
Ju jam mirnjohese te gjitheve ju qe nuk ju njoh fare e me njihni shume pak, dhe ju siguroj qe me energjine tuaj te mire mberrini ne zemren time!
Ju uroj ; Gezuar Pashket ne pritje te shume Festave te tjera per te cilat do kendojme, vallezojme dhe do festojme sepse e ardhmja do te shkelqeje me e bukur se kjo pranvere e heshtur ku fiks si dallendyshet jemi mbledhur te gjithe tek ajo qe mbetet dhe ka me shume vlere; Foleja Jone!
Ti per cfare ndihesh mirnjohes?"