Kristjan Asllani

Sport

E ardhmja e Asllanit në pikëpyetje, klubi i Serie A ‘troket në derën’ e Interit

11 Qershor, 15:58| Përditesimi: 11 Qershor, 15:59

  • Share

Kristjan Asllani mund të jetë përballë një momenti kyç në karrierën e tij gjatë kësaj merkatoje vere. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, mesfushori i Kombëtares është futur në listën e dëshirave të Bolognas, skuadër që edhe sezonin që sapo lamë pas ka bërë mirë në Serie A.

Pavarësisht se është pjesë e Interit që prej vitit 2022, Asllani nuk ka arritur të fitojë një vend titullari te zikaltërit, duke u aktivizuar më së shumti si zëvendësues. Mungesa e minutave ka bërë që lojtari të kërkojë një hap përpara në karrierë dhe Bologna shihet si një mundësi konkrete.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori është në kërkim të përforcimeve në repartin e mesfushës dhe ka piketuar tre objektiva kryesorë, Fabio Miretti (Juventus), Hans Nicolussi Caviglia (Juventus), si dhe Kristjan Asllani (Inter).

Transferimi te Bologna mund t’i hapte rrugën një sezoni më aktiv për Asllanin. E ardhmja e tij mbetet ende e hapur, por sinjalet tregojnë se merkatoja e kësaj vere mund të jetë vendimtare për hapin e radhës në karrierën e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?