Flamuri i Shqipëris, Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kosova & Rajoni

Ministri gjerman për Evropën: Koha që BE të mbajë premtimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të veprojmë tani

26 Maj 2021, 12:49| Përditesimi: 26 Maj 2021, 12:56

  • Share

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth, sot ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Roth shkuan se është koha që Bashkimi Evropian të mbajë premtimin për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai shprehet se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe se duhet të veprohet tani me vendosmëri, në mënyrë që të mos ketë dyshime më vonë.

“Koha e duhur që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane – të veprojmë tani me vendosmëri, që të mos ketë dyshime më vonë për të”, shkruan ai në postim.

Në fillim të këtij muaji, Gjermania dhe Sllovakia ka bërë thirrje që BE t’i përmbahet planit fillestar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që përparojnë drejt anëtarësimit përfundimtar si pjesë e një pakete dhe jo të ndara.

Kjo thirrje erdhi pasi Komisioneri për Zgjerim Olivér Várhelyi sugjeroi që BE-ja të konsideronte fillimin e bisedimeve vetëm me Shqipërinë në qershor, nëse rruga e Maqedonisë së Veriut bllokohet ende nga Bullgaria fqinje për mosmarrëveshjen e tyre rreth historisë dhe identitetit.

Gjatë ditës së sotme, Roth pritet që të takoje ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me të cilin do të diskutojnë për aktivitetet e fundit për realizimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Maqedonisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?