SHBA-Një lagje në Arvada të Kolorados prodhon vetëm energji të pastër nga panelet diellore. Kjo ka ardhur si një mënyrë e komunitetit për të ulur sadopak ndryshimet klimaterike që prekin zonën dhe shfrytëzimin e energjisë së pastër.
Ky projekt ka nisur 15 vite parë, ku inxhinieri Norbert Klebl nga Austria donte ta provonte se jetesa mund të ishte po aq e lumtur dhe e plotë vetëm me energjinë diellore, pa përdorur absolutisht energjinë hidrike.
Klebl dhe ekipi i tij i arkitektëve hartuan në mënyrë strategjike çdo centimetër të lagjes që përbëhet nga 28 shtëpi.
Për të përthithur sa më mirë rrezet e diellit, shtëpitë u vendosën në mënyrë që njëra të mos hidhte hije mbi tjetrën. Panelet diellore u vendosën në çdo çati, në kanatat e dritareve si dhe në garazhe u vendosën stacione karikimi për automjetet elektrike.
Ky projekt po ecën në mënyrë shumë të kënaqshme dhe pritet që të zgjerohet duke ndërtuar edhe 215 shtëpi të tjera përgjatë 2 viteve të ardhshme.
Bravo! Me beri pershtypje fakti qe mbi SHtepine e Bardhe ne Washington, ishin te montuar panele diellore. Duket qarte te nje foto qe qarkullon ne rrjete sociale te nje snajperisti me flamur shqiptar mbi taracen e Shtepise se Bardhe...
Përgjigju