Sport

E ardhmja e Messit tek PSG, akord për kontratë dy-vjeçare për 35 mln euro në sezon! Lukaku edhe më pranë Chelsea-t

7 Gusht 2021, 15:07| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 15:14

  • Share

Të gjitha rrugët të çojnë në Paris. E ardhmja e Leo Messit ish-kapitenit të Barcelonës përjashtuar ndonjë surprizë të madhe është tek francezët e PSG-së. Të gjitha sinjalet që vijnë nga mediat në Francë e Spanjë, reagimet e drejtuesve të skuadrave të përfshira të dërgojnë në një drejtim që e ardhmja e Leo Messit është vendosur tashmë dhe është tek PSG. Klubi francez ka nisur kontaktet dhe argjentinasi afrohet me parametër zero. Mësohet se tashmë është arritur akordi mes palëve për një kontratë dy- vjeçare nga e cila Messi do të përfitojë 35 milion euro në sezon me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Pep Guardiola nxori jashtë garës për Messin Manchester Cityn ndërsa Maurizio Pochetino trajneri i PSG-së dha sinjale që “pleshti” do i bashkohet skuadrës që ai drejton.Nga ana tjetër destinacionin e ri të ish-kapiteni të Barcelonës e konfirmon edhe vëllai i emirit të Katarit që është pronari i klubit francez. Ai madje e ka bërë fakt të kryer duke thënë se marrëveshja mes Messit e PSG-së është mbyllur. Mediat zbulojnë se prezantimi do të bëhet të martën e ardhshme.

Ndërkaq një tjetër lëvizje e bujshme në merkaton e kësaj vere është duke u finalizuar. Është shumë pranë akordi mes Interit e Chelseat për kalimin e Romelu Lukakut në Londër. Gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime nëpërmjet telefonit dhe blutë ofrojnë deri në 110 mln euro kesh ndërsa zikaltërit kërkojnë 115 pra diferenca është vetëm 5 mln euro. Lukaku vet mund të bëjë disa lëshime ekonomike vetëm e vetëm që të rikthehet tek Chelsea./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?