E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

3 Korrik, 22:55| Përditesimi: 4 Korrik, 01:32

  • Share

Tashmë është e qartë se kush është Partia Demokratike me vulë dhe zyrtare. Mirëpo nuk dihet ende se kush do e drejtojë forcën opozitare në zgjedhjet e 2025, pasi Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Në 'Repolitix' Report Tv me Denis Mingën, u debatua për të ardhmen e Partisë Demokratike, edhe pas asaj deklarate që dha pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili shprehu qëndrimin e tij për një kandidat për kryeministër nga diaspora.

Analisti Plator Nesturi dhe deputeti demokrat Luan Baçi replikuan lidhur edhe me të ardhmen e Berishës që pas kësaj deklarate del jashtë skemës për një kandidim si kryeministër në 2025.

Nesturi: Gjërat nuk bëhen po ja marrin apo po ja bëjnë, Berisha ka trysni edhe nga fakti që sa veta vijnë aty. Ka një grup mbështetës besnikë. Tek demokratët ka këtë trysni. Ore fitojmë por problem është jo me ty. E ka këtë trysni.

Baçi: Këtë e thua ti, jo demokratët. Demokratët thonë me Berishën fitojmë. Kemi qenë bashkë në studio, kur keni thënë se nuk merr vulë PD sa të jetë Berisha kryetar. Sot jemi në një realitet tjetër politik. Partia Demokratike ka vulë, siglën, flamurin me kryetar Sali Berishën. Nuk u ndie askush. Edhe partnerët tanë strategjikë dhanë ok. Që Sali Berisha është kryetar i Partisë Demokratike.

Nesturi: Pikërisht këtë them edhe unë, që nuk u ndie askush.

Baçi: Nuk u ndie që e morëm, se ndryshe do ndiheshin shpejt. Se u dakorduan.

Nesturi: Ekziston mundësia që Berisha të tërhiqet ndonjëherë? A ka trysni nga nja pjesë e demokratëve që është ai të jetë figurë kryesore.

Më tej avokati Leonard Karaj theksoi se deklarata e Bardhit për kandidatin për kryeministër të PD-së, si personalitet nga diaspora nuk ka dalur kot. Sipas Karajt, kjo mund të jetë hedhur edhe për të matur pulsin e demokratëve, por mund të jetë edhe zgjidhje nga ndërkombëtarët për Partinë Demokratike. 

'Gazment Bardhi sot është lojtar shumë i rëndësishëm nëse do ta quajmë lojtar. Brenda opozitës dhe PD-së. Po ngrej një pyetje retorike. A mendon se është aq amator sa të hedhi shashkë te tillë pa patur qoftë edhe një ngacmimi qoftë nga ndërkombëtarë apo Berisha. Deklarata në pjesën e parë është shumë e sinqertë, që është mendim persona; në atë që thotë nuk jam dakord me atë që thotë diasporë. Në mënyrë absolute nuk e ka hedhur në ajër. Ose ka ardhur për shkak të qesëndie nga ndërkombëtarët ose nga vetë Berisha për të matur pulsin e bazës. Në real politike është pozitiviste. Unë personalisht diasporën e shoh larg problematikës që ndodh në Shqipëri. Ai nuk arrin të funksionojnë Rinasi e jo më si shkon puna në Tiranë. Mund të ketë personalitet. Nuk do të thotë që të vish e të kesh sukses. Kjo çështja e diasporës sa më larg ti rrimë aq më mirë do jetë.'

Gazetari Redi Varaku u shpreh më tej se vula iu dha Berishës por kjo tashmë nuk rrezikon pushtetin e Ramës.

'PD ka patur vetëm një mundësi që iu dha në dyert  diku nga gushti i 2021, nga të gjithë zyrtarët amerikanë se do distancoheni ose do hani bar. Kjo nuk luan. Diplomacia amerikane nuk do t’ia dijë për 4 vitet që kanë kaluar. Ata duan të dinë që Berisha të mos jetë kryeministër.

Nuk do i jepej vula nëse do rrezikonte pushtetin e Ramës.

Një sinjal i rëndësishëm është reforma zgjedhore. Sinjali i parë për rotacion është ndërhyrja në reformën zgjedhore që e zhvesh qeverinë nga mundësia për të fituar zgjedhjet. Reforma zgjedhore po shkon drejt mos ndryshimit është bonus për Ramën. Bonuse për Berishën por nuk kërcënojnë pushtetin e Ramës.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?