‘E ardhmja është vajzë’, një program origjinal nga Ermira Çausholli kthehet në ekran. Pas dy sezonesh te suksesshme nis sonte sezoni i tretë në Report Tv.
Çdo të shtunë në mbrëmje, në orën 21:00 publiku do të përjetojë çaste të forta emocionesh nga rrëfimet e grave dhe vajzave, do të frymëzohet prej tyre e do të gjejë gjithmonë veten dhe gjithçka ai do. Autorja Çausholli, me mënyrën e saj unike te intervistimit na siguron për një sezon plot surpriza dhe përjetime të jashtëzakonshme, që do të mbahen mend gjatë.
Sonte programi nis jo si zakonisht, me dy vajza në studio por me 22 vajza në stadium. Nga “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës futbollistët e Vllaznisë të kualifikuara në Champions League, siç nuk i keni parë kurrë më parë. Ato do të tregojnë sonte, përjetimet, ëndrrat, por edhe forcën e besimin për t’ja dalë. Nuk do të mungojnë lotët, të qeshurat dhe muzika që do të shoqërojë gjithë mbrëmjen.