‘E ardhmja është vajzë’, rrëfehen gazetaret e sportit që thyejnë ‘tabu’ në territor burrash

3 Dhjetor 2022, 22:47| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 23:58

  • Share

Emisioni “E ardhmja është vajzë” në Report Tv solli sot një puntatë që sfidon denjësisht burrat.

Gazetarja e njohur sportive Enkeleida Zeka erdhi në një rrëfim si kurrë më parë duke ndarë eksperiencat personale përgjatë jetës së saj si dhe sfidat në një profesion të njohur si territor burrash.

Surprizë erdhi edhe komentatorja e parë femër në një kampionat Botëror. Ajo quhet Sara Gjidiaj dhe është vetëm 17 vjeç, duke thyer çdo tabu në vendlindjen e saj Laç, por edhe më gjerë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?