TIRANË- Sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila është arrestuar për korrupsion. Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 14 shkurt procesin gjyqësor.
Shkak i shtyrjes për të dytën herë radhazi, u bë mungesa e gjyqtarit Erjon Çela, për arsye familjare. SPAK ka kërkuar dënim me 3 vjet e 6 muaj burg për Hoxhën.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.
Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
E dashur me vjen keq per ju se sinqerisht kur ju pashe shtepine atehere e kuptova qe dikush fshihet pas jush . Ju uroj lirim te shpejte!
Përgjigju